UBT sqaron: Flamuri amerikan ka rënë për shkaqe teknike
BKT
Lajme

UBT sqaron: Flamuri amerikan ka rënë për shkaqe teknike

Kolegji UBT ka reaguar pas lajmit të publikuar në disa portale se flamuri amerikan është hequr nga ky kolegj nga persona të panjohur.

Ky lajm është dematuar nga menaxhmenti i UBT të cilët përmes një postimi në mediat sociale kanë sqaruar se ‘nuk ka të bëjë me heqje të flamurit amerikan nga persona të panjohur, por për shkak të problemit teknik të kapsëses së flamurit në shtyllën mbajtëse, flamuri ka rënë përgjatë sajllës mbajtëse në shtyllën e flamurit’, thuhet në njoftimin e UBT-së.


MË SHUME NGA Lajme