Haradinaj: Shaban Shala ishte patriot i vërtetë
BKT
Lajme

Haradinaj: Shaban Shala ishte patriot i vërtetë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në tetë vjetorin e vdekjes së Shaban Shalës, ka thënë se ai ishte personazh i epokave më të ndritura të historisë së Kosovës.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se para luftës ishte në organizimet atdhetare që i paraprinë themelimit të UÇK-së, ndërsa në luftë u shqua si organizator dhe prijës i saj.

“I ndershëm, besnik dhe patriot i vërtetë, do vazhdonte kontributin e tij në ndërtimin e vendit, me theks të veçantë themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe FSK-së. 8 vite më parë, ai iu bashkua të vëllait dëshmor Bedriut e shumë bashkëluftetarëve të tjerë, duke lënë zbrazëtirë të madhe në proceset shtetndërtuese, por duke mbetur përgjithmonë në kujtesën historike. Lum Atdheu që kishte burra si ai”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme