FA Cup vjen me derbin e Liverpoolit
FA Cup do të vijë sërish sot teksa veqohen tre nga takimet e fazës së 1/32-ave, që është edhe me eliminim direkt.
Kështu në orën 15:00 do të zhvillohet sfida mes Chelseat dhe Nottnigham Palace, ku londinezët e Lampard pritet të mos hasin vështirësi dhe të vijojnë më tej në një kompeticion ku do të kërkojnë triumfin.
Po në të njëjtën orën Tottenhami i Mourinhos do të udhëtojë drejt Midlesborough, ku ndonëse pritet të lërë në stol disa prej titullarëve, synimi mbetet triumfi, për të vijuar më tej aventurën në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm britanik.
Në orën 17:00 vëmendja do të spostohet në “Wembley”, ku do të ketë edhe një derbi mes Liverpoolit dhe Evertonit, dy skuadra të të njëjtit qytet, por që vetëm njëra do të ketë mundësinë të vijojë më tej aventurën në FA Cup, transmeton SS.
“The reds” vijnë padyshim si favoritë në këtë takim dhe pasi kanë konsoliduar pozitat në krye të renditjes së kampionatit, do të kërkojnë avancimin edhe në Kupë, ku përballë do të gjejnë nëj Everton të rilindur me Carlo Ancelottin në stol.























