11:56 / 05.01.2020
Migjen Basha në ditëlindje e tij gjen golin në Australi
Migjen Basha ka gjetur golin e parë në Australi, këtë herë në portën e duhur.
Mesfushori i Melbourne Victory ka realizuar në portën e Neëcastle Jets në minutën e 61-të, duke i çuar shifrat në 2-0 në atë moment.
Basha, i cili la Greqinë për ta vijuar karrierën në Australi, shfrytëzoi një top që nuk u kontrollua mirë nga portieri kundërshtar dhe me një gjuajtje të saktë e çoi topin drejt e në rrjetë.
Një gol dhuratë për veten, pasi Basha sot feston edhe 33 vjetorin e lindjes.























