12:11 / 05.01.2020
Nuk ka më vend te Rangers, Grezda drejt huazimit
Eros Grezda po kalon momentet e tij të fundit në radhët e Glasgow Rangers.
Pas problemeve që ka patur me trajnerin Steven Gerard që sollën edhe degëdisjen e tij nga skuadra e parë tek ajo e të rinjëve, futbollisti shqiptar do të largohet nga gjigantët skocezë.
Drejtuesit e Rangers po mendojnë ta huazojnë te një tjetër skuadër në mënyrë që edhe Grezda të fitojë formën e tij më të mirë.
Lajmi raportohet nga mediat skoceze edhe pse emrat e klubeve të interesuara për shërbimet e Grezdës nuk bëhen ende të ditura.























