Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

E ftuara e parë gjatë këtij emisioni do të jetë Teuta Bicaj, nënkryetare e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës, e cila do të flas për aktivitetet e tyre gjatë stinës së dimrit.

Të ftuarit e radhës do të jenë Shpejtim Bulliqi, autor i librit "Gjeografia e trojeve shqiptare' dhe bashk-autori Hajriz Meleqi.

Lidhje direkte do të ketë nga zyrat e KOK-ut ku prej atje do të flas Besim Hasani, president i KOK-ut, ai tregon detaje lidhur me përfaqësimin e Kosovës me dy skitaristë në lojërat olimpike diërore për të rinj në "Llozana 2020.

Poashtu, lidhje direkte do të ketë edhe nga Ferizaj, i ftuari Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës do të na tregoj se çfarë moti na pret ditëve në vijim.


MË SHUME NGA Lajme