Vazhdojnë kolonat në dalje të Kosovës, deri në pesë orë pritje në Merdar
BKT
Lajme

Vazhdojnë kolonat në dalje të Kosovës, deri në pesë orë pritje në Merdar

Bashkatdhetarët janë duke u përballur me pritje e kolona të gjata në dalje të Kosovës.

Kolonat dhe pritjet e gjata nuk kanë marrë fund as sot për bashkatdhetarët të cilët janë duke u kthyer në vendet evropiane ku ata punojnë dhe veprojnë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i madh është në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Në bazë të statistikave të fundit të kësaj qendre, në ora 17:30 bashkatdhetarët në Merdar janë duke pritur mbi 4 orë e gjysmë ndërkaq kolona është e gjatë tre kilometra.

Po ashtu kolonë e pritje të gjatë ka edhe në Jarinjë. Atje bashkatdhetarët janë duke pritur katër orë për të dalë nga Kosova dhe se kolona është e gjatë tre kilometra

E njëjta situatë është edhe në Mutivodë.

Ndërkaq te Dheu i Bardhë në dalje të Kosovës, kolona është dy kilometra e gjysmë, ndërkaq qytetarët janë duke pritur mbi tre orë e gjysmë.

Edhe në pikëkalimin kufitar, Muçibabë, bashkatdhetarët janë duke pritur dy orë dhe kolona është e gjatë 1.200 metra.


MË SHUME NGA Lajme