Tifozët e Lazios fyejnë Balotellin, ai u përgjigjet: Turp për ju
BKT
Sport

Tifozët e Lazios fyejnë Balotellin, ai u përgjigjet: Turp për ju

Mario Balotelli kritikoi tifozët e Lazios për fyerjen e tij që i bën në ndeshjen e javës 18 në Serie A.

Romakët e fyen atë gjatë gjithë ndeshjes, jo vetëm në baza racore, dhe fyerjet iu drejtuan edhe familjes së tij, raportojnë mediat italiane.

Lazio mposhti sot Brescia me rezultat 2-1 dhe loja u ndërpre pak pas gjysmë ore lojë, ku përmes një njoftimi nga stadiumi tifozëve vendës iu kërkua të ndalonin fyerjet drejtuar futbollistit mysafir.

Edhe trajneri i Lazio, Simeone Inzaghi u kërkoi tifozëve që të ndalen, por ata e injoruan.

Brescia erdhi në epërsi në pjesën e parë falë një goli të Balotelli, i cili nisi të fyhej nga tifozët romakë në pjesën në vazhdim.

Pas ndeshjes, italiani me origjinë afrikane pas ndeshjes postoi një shkrim në mediat sociale: "Tifozët e Lazio që ishin sot në stadium - turp për ju!"

Futbolli italian ka pasur shumë probleme me racizmin muajt e fundit, klubet kanë pranuar se nuk mund të luftojnë vetëm këtë kancer, kështu që ka nisur një fushatë me ndihmën e shoqatës së futbollit.