Trump uron Haradinajn për festat e fundvitit
BKT
Lajme

Trump uron Haradinajn për festat e fundvitit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka uruar kryeministrin në largim Ramush Haradinaj me rastin e festave të fundvitit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika. Marrëdhënia e Kosovës me SHBA-në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme. Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë SHBA-të!”, shkruan Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme