Veliu pas deklarimit të Kurtit: Kjo nuk është rruga e duhur
BKT
Lajme

Veliu pas deklarimit të Kurtit: Kjo nuk është rruga e duhur

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ka publikuar një video në Facebook ku i bën përsëri ofertë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që të dërgojë 5 emra për ministra dhe zv.kryeministrin e parë para se Kurti të zhvillojë takimin me kreun e shtetit, Hashim Thaçin.

E menjëherë pas kësaj, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, është treguar shumë i matur ndaj deklartave të kreut të LVV-së,  duke thënë se nuk e ka parë ende ofertën e re të Kurtit, por që sipas tij gjërat kanë ndryshuar që nga seanca konstituive e Kuvendit ku VV vendosi në krye të Kuvendit, Glauk Konjufcën.

“Nuk është rrugë e duhur kjo të komunikohet në publik, nuk e kam parë ofertën, por pas 26 dhjetorit kur u zgjodh kryetari i Kuvendit nga VV, LDK duhet ta shqyrtojë pozicionin tonë. Do të mblidhemi sot për të shqyrtuar të gjitha opsionet tona”, ka thënë shkurt Veliu për GazetaBlic.


MË SHUME NGA Lajme