Kurti pas takimit me Thaçin: Së shpejti dërgojmë emrin për kryeministër
BKT
Lajme

Kurti pas takimit me Thaçin: Së shpejti dërgojmë emrin për kryeministër

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të vendit.

Pas takimit në Presidencë, Albin Kurti tha se ky takim ishte pa efekte juridike.

“Unë dëgjova nga presidenti që të formohet sa më shpejt themelimi i institucioneve, ai kërkoi të bëjmë nominimin për kryeministër”, tha Kurti.

Ai ka bërë të ditur se pas kësaj do të raportojë në Kryesinë e VV-së dhe do t’ia sjellin presidentit propozimin me shkrim.

Duke folur rreth shkarkimit të mundshëm të Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit, Kurti tha se nuk mund të kthehemi mbrapsht pas 26 dhjetorit kur u konstitua Kuvendi.

Për ofertën e re që mund t'i adresohet LDK-së, Kurti tha se do të diskutohet në takimet e ardhshme, teksa i bëri edhe një herë thirrje LDK-së që sa më shpejt të ndërtojnë institucionet e reja.

Për bindjen time më mirë është që për çështjen e presidentit të vendosim më vonë", tha Kurti.


MË SHUME NGA Lajme