Kastrati: E kam thënë që Kurti nuk do qeveri
BKT
Lajme

Kastrati: E kam thënë që Kurti nuk do qeveri

Profesori universitar dhe politologu Ardian Kastrati ka reaguar pas takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti nuk do qeveri.

Postimi i tij i plotë:

Qe nga 15 Tetori nëpër studio televizive e kam thënë qëbKurti nuk dëdon Qeveri për dy arsye. E para se nuk ka guximin as përvojën me udhëheq dialogun me Serbinë i cili dialog duhet të prodhojë një zgjidhje që medoemos duhet me qenë në rezonancë me objektivat e SHBA në rajon. E dyta, Kurti është i vetëdijshëm qënVV nuk ka kapacitetet e as potencialet e ekspertizës që do t'i adresonin cekuilibrat social e ekonomik në vend të krijuara si pasojë e keqqeverisjeve 20 vjeçare. Rrjedhimisht, duke i frigu hyrjes në dialog me Serbinë ai po e demitizon "Albini trim" dhe po na e shpërfaq Albinin e vërtetë e qëbi bie Albini qyqar, frikacak dhe jo i gatshëm për përgjegjësi shtetërore e historike. Kurti po ashtu po e demitizon "Albinin Hero " që peëërplasej rrugëve me vite duke kërkuar që hajnat mos me Qeverisë, sepse me refuzimin për bërjen e Qeverisë ai po i lejon të njëjtit që i quante " hajna" të vazhdojnë qeverisjen. Albini po indikon që dëshiron t'i kthehet rrugës sepse tani eshte i vetëdijshëm që Qeverinë e bën tjetërkush. Mirëpo kthimi në strategjinë e vjetër të protestave agresive nëpër rrugë shkakton kaos politik në këtë vend dhe kaosi i tillë në Ballkan i shkon në favor vetëm Rusisë. Pas demitizimit që i beri vetvetes këto ditë , veshtire që Kurti do ta merr përkrahje popullore për me vazhdu me kriju shkatërrim e kaos politik në vend.


MË SHUME NGA Lajme