Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

E ftuara e parë gjatë këtij emisioni do të jetë Jehona Idrizaj Gjocaj, blogere, e cila do të na njoftojë për detox që na duhet pas festave.

Lidhje direkte do të ketë nga Libani ku prej atje do të flasë Alfred Naddaff, gazetar, i cili do të na njoftojë për arratisjen e ish-shefit të Nissan Carlos Ghosn.

Ndërsa i ftuar i radhës do të jetë Haxhi Gashi, dekan i Fakultetit Juridik, i cili do të flasë për  Fakultetin Juridik, pjesë e Asociacionit Evropian të Fakulteteve Juridike.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme