Arrestohet Ikballe Huduti
BKT
Lajme

Arrestohet Ikballe Huduti

Policia ka arrestuar Ikballe Berisha-Hudutin pas deklaratës që bëri kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili tha se shtëpia e saj është bastisur.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjellë për intervistim dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”.

Ajo ditën kur gjenerali iranian u vra bëri një postim në Facebook që bëri bujë në mediat kosovare dhe nxitit reagime.


MË SHUME NGA Lajme