Në mediat botërore raportohet për arrestimin e Ikballe Berisha-Huduti
BKT
Lajme

Në mediat botërore raportohet për arrestimin e Ikballe Berisha-Huduti

Ikballe Berisha Huduti, kosovarja që doli kundër SHBA-ve pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qaseem Soleimani, ka pushtuar ballinat e mediave prestigjoze.

Shkas për këtë u bë arrestimi i sotëm i saj nga Policia e Kosovës, pas deklaratave të saja karshi vrasjes së liderit iranian, dhe thirrjeve për hakmarrje ndaj SHBA-ve, transmeton lajmi.net.

“Arrestohet përkrahësja e Iranit nga Kosova pas komenteve për vrasjen e Soleimanit”, është titulli që agjencia e lajmeve “Reuters” i ka vendosur artikullit që ka të bëjë me arrestimin e sotëm të Huduti-Berishës.

“Reuters” ka përshkruar edhe akuzat që rëndojnë mbi kosovaren e cila bëri bujë me komentet e saja karshi ngjarjes që është top-lajm në mediat botërore, dhe që rrezikon tensione në Lindjen e Mesme.

Aty po ashtu përmendet edhe veprimi i mëtejmë i Huduti-Berishës, që fshiu më pas postimin dhe akuzoi mediat se ia kanë nxjerrur nga konteksti deklaratën.

Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe nga “MiddleEastMonitor”, medium ky që merret me monitorimin dhe raportimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Edhe “USnews”, media nga SHBA-të, ka cituar raportimin e njëjtë të bërë nga “Reuters” që flet për aktin e gruas nga Prizreni.

 

Huduti-Berisha u arrestua sot nga Policia e Kosovës. Këta të fundit kanë treguar për lajmi.net se ajo u arrestua në një operacion të organizuar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës.

E njëjta është dërguar për mbajtje 48 orë, ndërkaq që pritet vendimi i mëtutjeshëm i Prokurorisë.


MË SHUME NGA Lajme