15:12 / 08.01.2020
Kurti: Marrëveshja me LDK-në është shumë afër
Para fillimit të takimit me kryetarin e LDK-së, lideri i VV-së, Albin Kurti tha se ka vullnet dhe mundësi që të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje, por sipas tij nuk varet edhe prej tij.
Ai para medieve ka thënë se marrëveshja me partinë që drejton Isa Mustafa është shumë afër.
“Mundësitë janë dhe shpresoj që tash pasi që kanë rifilluar bisedimet do të shkojmë me shpejtësi drejt marrëveshjes e cila edhe ashtu është shumë afër”, ka thënë Kurti.























