Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Drita Peqani Gashi, specialiste e mjekësisë familjare, e cila do të na njoftojë për mënyrën se si të mbrohemi nga gripi sezonal.
Kurse mysafir tjetër do të jetë Safet Gërxhaliu, ekspert i ekonomisë, i cili do të flasë më hollësisht se si Kosova ka nisur vitin 2020 pa buxhet të miratuar dhe për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë.
Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Melburn do të paraqitet Sani Kajtazi, gazetar, i cili do të flasë për krizën e zjarreve në Australi.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Visar Krusha, drejtor, i cili do të flasë më hollësisht për teatrin "Dodona" së shpejti me shfaqje premierë dhe repertorin e Dodonës.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga Doha e Katarit do të njoftohemi për ndeshjen miqësore Kosovë-Suedi.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























