20:52 / 08.01.2020
Hoti: Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes, takohemi nesër prapë
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se në kuadër të diskutimit për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje ka lëvizje.
Ai ka kujtuar se takimi i ardhshëm do të ndodhë të enjten.
"Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive.
Nesër takohemi prapë", ka shkruar ai.























