Bislimi thotë se ka hapa përafrues, por nuk thotë që ka marrëveshje
Besnik Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se bisedimet me LDK-në kanë rifilluar intenzivisht, takimet po i mbajnë në baza ditore si dhe ka lëvizje dhe hapa përafrues, por asesi të përafërt me ato që po qarkullojnë gjithandej.
Ai ka folur kështu pas raportimeve se është aarritur marrëveshja e koalicionit.
Postimi i plotë në Facebook:
Sonte, shumë më shumë se netëve më parë, analistë nëpër studio televizive, portale e pseudoportale kanë vërshuar qytetarët me informata të pasakta e me hamendësime, gjithnjë duke u “thirrë” në “burime të brendshme”. Dëshiroj të qetësoj të gjithë Ju dhe demantoj të gjithë “këta”: Gjithë këto spekulime e hamendësime dhe këto gjoja “burime” janë shumë larg së vërtetës dhe qëllimmirës. Ashtu edhe si e kemi cekur në informatën nga Lëvizja Vetëvendosje!: Bisedimet kanë rifilluar intenzivisht, takimet po i mbajmë në baza ditore si dhe ka lëvizje dhe hapa përafrues (por asesi të përafërt me ato që po qarkullojnë gjithandej).























