A është më i mirë orizi i vrugët, apo ai i bardhë
BKT
Lifestyle

A është më i mirë orizi i vrugët, apo ai i bardhë

Kohëve të fundit dëgjohen shumë pohime se orizi i bardhë është i dëmshëm.

Se a është kështu, apo a është orizi i vrugët me të vërtetë aq i mirë, sa thuhet, është përkujdesur të na tregojë doktoresha Ryan Andrews. "Shumë ekspertë kanë "demonizuar": orizin e bardhë, patatet, brumërat, bukën e bardhë... por këto gjësende ushqimore nuk janë të dëmshme nëse i hamë në sasi të vogla. Ato janë të këqija vetëm nëse i përgatisim me shumë kripë, apo me salca të ëmbla", thotë ajo. Orizi i vrugët ka më shumë fibra, prandaj na mbanë të ngopur për një kohë më të gjatë.

Orizi i vrugët është më i shëndetshëm sesa ai i bardhi, meqë është më pak i përpunuar. Dr. Ryan thotë se orizi është ushqim i shëndetshëm, në çfarëdo forme që vjen. Por, nuk preferohet përdorimi i përditshëm i tij, edhe pse është ushqim ideal për dieta. 100 g oriz të zier kanë 130 kalori, krahasuar me 100 g mish të bluar të lopës, që përmban 260 kalori.