Suedi – Kosovë, publikohet ora e ndeshjes që zhvillohet në Katar
BKT
Sport

Suedi – Kosovë, publikohet ora e ndeshjes që zhvillohet në Katar

Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar dje drejt Katarit, ku do të jetë pjesë e një turneu përgatitor.

Djelmoshat e Bernard Challandes do ta zhvillojnë edhe një miqësore në Doha të Katarit, ku do të përballen me Suedinë.

Siç raportohet nga faqja e “Eurosport”, kjo sfidë do të zhvillohet me fillim nga ora 15:45, me orën tonë lokale.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Al Ahli”.

Stadiumi në fjalë duket mjaft i bukur, derisa ka një kapacitet prej 18 mijë ulësesh.