Zyrtarja gjermane kërkon formim sa më të shpejtë të qeverisë në Kosovë
BKT
Lajme

Zyrtarja gjermane kërkon formim sa më të shpejtë të qeverisë në Kosovë

Sussane Schutz, drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në ministrinë e Jashtme gjermane ka takuar sot ish-presidenten e vendit, Atifete Jahjaga

Në këtë takim, ashtu siç ka bërë të ditur vet Jahjaga përmes një postimi në Facebook, Schutz ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re të Kosovë, shkruan lajmi.net.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Postimi i plotë në Facebook i Atifete Jahjagës:

Sot pata një takim të shkëlqyeshëm me Susanne Schütz, Drejtoren për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane. Biseduam për thellimin e raporteve në mes të vendeve tona dhe e falënderova për mbështetjen e pakusht të Gjermanisë ndaj Kosovës. Në takim folëm edhe për nevojën e formimit sa më të shpejtë të Qeverisë në Kosovë dhe shmangien e vakumit institucional.


MË SHUME NGA Lajme