Mediat nuk po trajtohen si duhet gjatë përcjelljes së takimeve VV- LDK
BKT
Lajme

Mediat nuk po trajtohen si duhet gjatë përcjelljes së takimeve VV- LDK

Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli-Pustina, ka thënë se është tërësisht e papranueshme, jo korrekte, jo profesionale, për më tepër edhe jo humane, trajtimi i gazetarëve dhe xhiruesve gjatë përcjelljes së takimeve në mes VV e LDK.

"Përderisa këto takime zgjasin me orë të tëra, gazetarët janë të detyruar të qëndrojnë jashtë, në temperatura të ulëta. Kërkojmë që urgjentisht të merren masa që kolegët tonë të trajtohen me korrektësi, në mënyrë dinjitoze dhe mos të vazhdoj edhe më tutje ky trajtim jo human. Nëse gazetarët e xhiruesit do të vazhdojnë edhe me tutje të ballafaqohen me këtë trajtim, ne si AGK do të kërkojmë nga kolegët tonë bojkotimin e përcjelljes së takimeve, ku anëtarët e komunitetit tonë shpërfillen dhe pengohen në kryerjen e detyrës së tyre", ka shkruar Begolli në " Facebook".


MË SHUME NGA Lajme