Thaçi thotë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Australinë pas zjarreve
BKT
Lajme

Thaçi thotë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Australinë pas zjarreve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për popullin e Australisë.

Thaçi ka shkruar se Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira. 

Njoftimi i plotë: 

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta.

Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve.

Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira! HTHFotografia e Hashim ThaçiFotografia e Hashim Thaçi


MË SHUME NGA Lajme