18:57 / 09.01.2020
Rexhepi: LDK e VV duhet të kenë baraspeshim politik
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Rexhepi, tha se koalicioni që mund të ndërtohet mes LDK-së dhe VV-së, ka dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.
“LDK e VV duhet të kenë baraspeshim politik. Ne kemi menduar se qeveria do të udhëhiqet nga VV-ja, LDK të ketë kryeparlamentarin dhe ministritë të barabarta”, tha Rexhepi në emisionin n’kuvend në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) Sipas tij edhe premtimet kanë qenë se do të mund të jenë së bashku dy paritë që dallojnë vetëm me një deputet. “Ne edhe në forumet e partisë, kam dhënë propozim të arsyeshëm për koalicionin. Ka pasur edhe mendime të tjera, që në demokraci janë të mirëseardhur’, tha ai.























