`Kosova pa liberalizimin e vizave – shteti  i vetëm i izoluar në Ballkan`
BKT
Lajme

`Kosova pa liberalizimin e vizave – shteti  i vetëm i izoluar në Ballkan`

Përmes një postimi në Twitter, Ben Meir ka thënë se ani pse Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE, asaj sërish po i cënohet e drejta për liberalizimin e vizave.

Si një shtet i vetëm i izoluar në Ballkan, Ben Meir thotë se s’duhet të jemi të surprizuar me rritjen e axhendës së presidentit turk, Tayip Erdogan në Kosovë.

Sipas tij, kjo bëhet me qëllim të përfitimeve personale dhe shtetërore.

“Ani pse i kanë përmbushu të gjitha kushtet e BE-së. Kosova ende nuk e ka liberalizimin e vizave – shteti  i vetëm i izoluar në Ballkan. Mos u habisni pastaj me rritjen e agjendës djallëzore të Erdoganit për të ndikuar në këtë shtet për interesa të tij personale”,  ka shkruar Ben Meir në Twitter. 


MË SHUME NGA Lajme