12:04 / 10.01.2020
Man Utd rivalizon Real Madridin për yllin e Napolit
Manchester United i është futur garës për yllin e Napoli.
Fabian Ruiz është emri i ri në listën e dëshirave të United. Skuadra angleze është e vendosur të përforcojë mesfushën, dhe tashmë ka kthyer sytë kah Serie A.
‘CalcioNapoli24’ bën të ditur se United janë duke u interesuar për spanjollin Ruiz, për të cilin interesohet edhe Real Madrid.
Ylli i Spanjës aktualisht vlerësohet me 80 milionë funte, shifër kjo që nuk është lehtë e përballueshme për Man United.
Në kampanjën 2019/20, Fabian Ruiz ka kontribuuar tek Napoli me një gol dhe dy asistime. /Lajmi.net/























