14:53 / 10.01.2020
Ish futbollisti i Lirisë transferohet në kampionatin grek
Mbrojtësi i krahut, Stefan Kovec është bërë me skuadër të re.
25 vjeçari, tashmë është transferuar në futbollin grek te skuadra, Aspropyrgos Enosis.
Lajmi është bërë zyrtare tashmë nga skuadra e tij dhe nga vetë futbollisti në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Shkupjani, ishte pjesë e Superligës së Kosovës në futboll gjatë vjeshtës së viti 2017, sa ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit.
Kurse, së fundi futbollisti në fjalë është paraqitur te skuadra maqedone, Sileks.























