Grenell anulon vizitën në Kosovë
BKT
Lajme

Grenell anulon vizitën në Kosovë

Emisari special i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë -Serbi ka anuluar një vizitë në Prishtinë për shkak të ngërçit që po mbretëron në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë së re. 

“Në përgjigje të pyetjes tuaj, unë mund t’iu them se ne e kemi anuluar udhëtimin e fundit sepse jo të gjitha palët nuk ishin të gatshme, fatkeqësisht”, ka thënë zëdhënësi i Përfaqësuesit Special, Dick Custin, transmeton Express.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme më 6 tetor, ndërkohë vendi vazhdon të mbetet pa institucione për më shumë se 3 muaj.


MË SHUME NGA Lajme