23:52 / 10.01.2020
Në kërkim të lëndëve narkotike, bastisen lokalet te Lesna në Prishtinë
Një numër i madh i automjeteve të policisë janë parë në orët e mbrëmjes në qendër të Prishtinës, saktësisht te lokalet e “Lesnës”.
Pak më parë u raportua për një aksion të Policisë së Kosovës në Prishtinë, tek ‘Lokalet e Lesnes’.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Mund të konfirmojë se njësitet policore janë duke kryer një operacion policorë, detajet do të bëhen të ditura pas operacionit.”, u shprehë ai.
Mësohet se ky aksion po e kryhet për shkak të gjetjes së lëndëve narkotike.
Zona ku po kryhet operacioni, njihet si vend ku bëhet shitja e lëndëve narkotike.























