Mbahet turneu në futsallë organizuar nga KF `Dardania Saint Gallen`
Në Saint Gallen për të 7 herë me radhë po mbahet turneu tradicional në futsal nën organizimin e KF Dardania Saint Gallen.
Në këtë event po marrin pjesë mbi 60 ekipe nga gjithë Evropa.
Ardian Ramadani - KF Dardania St Gallen vlereson se tashme kjo ngjarje përveq që është bërë tradicionale ka nisur të zgjojë kurreshtjen edhe të ekipeve zvicerane e me gjerë.
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar 32 ndeshje ndërsa edhe neser pritet të zhvillohen edhe 32 ndeshje tjera.
Këtë organizim e përgezoi edhe Edi Kastrati, aktor i mirënjohur dhe njëherit drejtor i teatrit të Gjakovës i cili është mysafir në këtë aktivitet. Sipas Kastratit çdo event që mbledhë shqiptarët anembanë është shumë pozitiv. Ky turne ka arritur të futet në agjenden e qytetit si organizim i mirëfilltë dhe i cili çdo herë ka kaluar pa asnjë incident.
RTK si çdo vit është sponsor medial dhe promovues i këtij aktiviteti që mbledh diasporen shqiptare.
Finalja do të transmetohet nesër direkt në RTK në orën 18:00.
























