Arrestohet i dyshuari që kërconi prokuroren Hajdari
BKT
Lajme

Arrestohet i dyshuari që kërconi prokuroren Hajdari

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për lajmi.net ka thënë se pas hetimeve intensivem është arrestuar një person.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë, është duke vazhduar procedurat e mëtutjeshme ligjore.

“Mund të konfirmojmë se e njejta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorine kompetente”, ka thënë Kelani.

“Lidhur me rastin në fjalë, pas hetimeve intensive dhe veprimeve policore, është arrestuar një person i dyshuar. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente është duke vazhduar procedurat e mëtejme ligjore”, ka thënë në fund Kelani për lajmi.net.

Drita Hajdari është prokurorja që u përmend më së shumti ditëve të fundit pas aktgjykimit lirues në rastin “Pronto”.

Ajo ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit për rastin ku janë të akuzuar figura të njohura politike.


MË SHUME NGA Lajme