09:23 / 12.01.2020
Përfundojnë pritjet e gjata nëpër pikat kufitare
Në të gjitha pikat kufitare në hyrje dhe dalje të territorit të Kosovës nuk ka më kolona të gjata të cilat shkaktojnë pritje shumë orëshe dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në mëngjesin e kësaj të diele pritja më e gjata ka qenë ajo në Merdare, rreth 30 minuta.
Në Merdare për të dalë nga Kosova, qytetarëve po u duhet të presin 20-30 minuta. Ndërsa për të hyrë në territorin e Kosovës përmes kësaj pike pritjet janë 5 deri në 10 minuta.
Edhe pikat e tjera kufitare nuk janë të ngarkuara, udhëtarët po presin më së shumti deri në 5 minuta për hyrje-dalje.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të gjitha rrugët janë të kalueshme.
























