William Walker vjen në Kosovë në përvjetorin e masakrës së Reçakut
Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker do të vijë në Kosovë javën tjetër. Miku amerikan i Kosovës i cili dëshmoi para botës për krimet që u bën në vendin tona nga forcat serbe, do të jetë këtu për të shënuar 21 vjetorin e masakrës së Reçakut.
Walker vjen në Kosovë për përvjetorin e masakrës së Reçakut me ftesën e zëvendëskryeministrit në detyrë, Behgjet Pacolli. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punës së Jashtme, Jetlir Zyberaj
“Javën tjetër është 21 vjetori i masakrës së Reçakut. Është kjo një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit në vitet 90 të kryera nga Serbia. Ishte Ambasadori William Walker ai që i dëshmoj para botës këtë krim dhe parandaloi fshehjen nga forcat serbe. Disa javë më parë Aleksander Vuçiq mohoi masakrën e Reçakut dhe sulmoi ambasadorin Walker. Kur të gjithë reaguan ndaj politikës së mohimit, askush nuk doli në mbrojtje të Ambasadorit Walker dhe punës së tij. Puna e tij atëherë është kujtimi i Reçakut sot. Me ftesën e zëvendëskryeministrit/ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli, Walker si çdo vit po kthehet për të respektuar viktimat e Reçakut dhe për t'i treguar Serbisë dhe Vuçiqit krimet e tyre”, ka shkruar ai.
























