​Jamie Vardy nuk ftohet për Euro 2020
BKT
Sport

​Jamie Vardy nuk ftohet për Euro 2020

Përfaqësuesja e Anglisë nuk do ta konsiderojë ardhjen e Jamie Vardy për kampionatin evropian këtë verë, përveç nëse përballet me një krizë të madhe dëmtimesh.

Pas lajmeve se Harry Kane do të ishte jashtë fushës deri në prill, për shkak të lëndimit ndërsa luante për Tottenham, pati thirrje për kthimin e Vardy në përfaqësuese.

Futbollisti i Leicester aktualisht është golashënuesi më i mirë në Premier Ligë me 17 gola, tre më shumë se Marcus Rashford, Danny Ings dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Por sipas ‘The Athletic’, pavarësisht nga forma dhe disponueshmëria e Vardy, trajneri Gareth Southgate nuk ka shumë të ngjarë të thërrasë 33-vjeçarin, përveç nëse Anglia vuan një krizë të madhe të dëmtimeve.

Sidoqoftë, nëse Kane mbetet përfundimisht jashtë Euro 2020 dhe sulmuesi i Chelsea, Tammy Abraham pësoi një dëmtim të madh, atëherë qëndrimi i Anglisë mund të ndryshojë