17:05 / 13.01.2020
Gedson Fernandes mbërrin në Tottenham
Futbollisti Gedson Fernandes së shpejti do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe do të bëhet anëtar i Spurs.
Ai vjen në Londër në formë huazimi nga Benfica për 18 muaj dhe Tottenham pas kësaj mund të bëjë riblerjen e kontratës.
Trajneri i Tottenham, Jose Murino foli gjatë një konference për media lidhur me transferimin e Gedon Fernandez nga Benfica e Lisbonës, ardhja e tij u njoftua për sot.
"Unë jam duke pritur për lajme. Unë jam më i shqetësuar për ndeshjen me Middlesbrough sesa afatin kalimtar," u përgjigj Mourinho në stilin e tij.
Ardhja e 21-vjeçarit në skuadrën londineze do të jetë një shtysë për Mourinho, i cili ka humbur Harry Kane dhe mesfushorin me ndikim Moussa Sissoko për shkak të lëndimeve afatgjata.























