Asociacioni i Arkitektëve: Duhet respektuar interesi publik
BKT
Lajme

Asociacioni i Arkitektëve: Duhet respektuar interesi publik

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës në lidhje “Trajtimin dhe mbrojtjen e Liqenit të Badovcit”, ka njoftuar se trajtimi eventual i procedurës së Lejes së Ndërtimit, për Kompleksin e banimit “Lakeside Gardens” ne zonën përreth Liqenit duhet në tërësi të trajtohet bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor, Ligjin mbi Ndërtimin si dhe Hartën Zonale.

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës thotë se duhet te ketë studim të mirëfilltë për tërë kompleksin përreth Liqenit, duke u respektuar në veçanti interesin publik.

Reagimi i plotë i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës:

Qëndrimi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës lidhur me “Trajtimin dhe mbrojtjen e Liqenit të Badovcit”

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ndan shqetësimin me gjithë qytetarët e Prishtinës.

Lidhur me këtë, a-a-k adreson dy çështje të ndara, që të dyja mbulohen me Ligje përkatëse.

1.   Shqetësimin qytetarë për mundësinë e zhvillimit - ndërtimit të kompleksit të banimit“LAKESIDE GARDENS”  ne zonën përreth Liqenit të Badovcit, i iniciuar nga Kompania e njohur *KAWA Group* në bashkëpunim me studion Projektuese *4M Group*, si dhe 

2.   Shqetësimin e thellë qytetarë për mundësinë e ndotjes së Liqenit te Badovcit, si pasoje e realizimit të këtij projekti.

Iniciativa e lirë është parim themelor i një shoqërie demokratike. Paraqitjen Publike të kësaj iniciative a-a-k e vlerëson ngase me këtë qasje transparente krijohet një standard i ri i komunikimit publik. 

Sa i përket rrezikut të ndotjes, a-a-k mendon se: 

1.   Trajtimi i çështjes së LIQENIT dhe rrezikut të ndotjes, duhet patjetër të mbështetet në Ligjet përkatëse siç janë Ligji Nr. 04/L-147 për UJËRAT E KOSOVË, si dhe në Ligjin për Zonat e veçanta, përfshirë dhe UA të ligjit në fjalë, ku specifikohen të gjithë parametrat teknik. 

2.   Trajtimi eventual i  procedurës së Lejes së Ndërtimit, për  Kompleksin e banimit “Lakeside Gardens” ne zonën përreth Liqenit duhet në tërësi të trajtohet bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor, Ligjin mbi Ndërtimin si dhe Hartën Zonale.

Mbi këto kritere a-a-k mendon se duhet te ketë studim të mirëfilltë për tërë kompleksin përreth Liqenit, duke u respektuar në veçanti interesin publik.

Mbi këtë rrjedhë, a-a-k, rekomandon që:

Institucionet kompetente, MMPH dhe Komuna e Prishtinës, të përshpejtojnë legjislacionin përkatës:

- Hartën zonale të Kosovës

-  Planin Zhvillimore te Komunës të Prishtinës dhe

-  Hartën zonale të Prishtinës, në kuadër të të  cilave do të planifikohet dhe trajtohet zona përreth liqenit.

Që të gjitha këto dokumente duhet të trajtohen në bashkëpunim të plotë me qytetarin përmes Diskutimeve Publike.

Po ashtu, deri në përfundimin e dokumenteve të cekura më lartë, institucionet kompetente MMPH dhe Komuna e Prishtinës të mos trajtojnë planifikim parcial të asnjë zone.


MË SHUME NGA Lajme