22:49 / 13.01.2020
Aliu: Haxhiut i ka humbur rruga në oborr
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se Baton Haxhiut i ka humbur rruga.
Ai i ka reaguar drejtorit të Klan Kosovës, i cili sot tha se Albin Kurti e Hashim Thaçi kanë pasur dy takime të gjata, përveç 4-minutëshit në Presidencë.
Aliu thotë se deklarata e Haxhiut në televizionin e tij është e pavërtetë dhe kjo, sipas zyrtarit të lartë të VV’së, tregon nivelin që ai ka rënë.
“E ka humbë Batoni udhën në oborr. Traumë të pashërueshme i ka shkaktu Albini. Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka devalvu ky, madje edhe si spiun. Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. – Marsh bitango”, ka shkruar Aliu.























