10:38 / 14.01.2020
33 aksidente brenda ditës në Kosovë
Gjatë se hënës në Kosovë kanë ndodhur 33 aksidente trafiku.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së hënë në vendin tonë kanë ndodhur 33 aksidente në komunikacionin rrugor.
Sipas njoftimit, 10 kanë qenë me lëndime trupor, kurse 23 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale.
Po ashtu gjatë së hënë Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar 1 mijë e 490 tiketa për shkelje të ndryshme në trafik.























