Këto gjëra nuk duhet t’i ndani asnjëherë me të tjerët
Ne e dimë që furça e dhëmbëve nuk duhet ndarë me dikë tjetër. Por përsëri ekzistojnë disa gjëra të cilat nuk duhet ndarë me tjerët asnjëherë.
Këto janë gjëra të cilat nuk duhet ndarë me askënd:
1.Buzëkuqi

Sëmundjet si herpesi mund të transmetohen shumë lehtë nëse ndani buzëkuqin me dikë. Edhe nëse personi nuk ka ndonjë shenjë të menjëhershme të kësaj sëmundje, ky virus mund të ndodhet në mukozën e gojës të dikujt.
2.Kufjet

Çdo person ka baktere të ndryshme që qëndrojnë në dyllin e tij të veshëve. Kur ne vendosimn të ndajmë kufjet me shokun tuaj, atëherë ne rrisim rrezikun për viruse të ndryshme, e sidomos një infeksion në veshin tuaj.
3.Peshqirët

Funksioni kryesor i peshqirëve është të absorbojë lagështinë e trupit tuaj, dhe fytyrës. Kjo është arsyeja se edhe kur jeni i shëndetshëm, lagështia e rritur brenda banjës gradulaisht e shëndërron pëlhurën e lagur të peshqirit në një hapësirë të përsosur për kultivim të mykut, baktereve dhe kërpudhave.
4. Mjetet për kujdesin ndaj lëkurës

Brushat për pastrimin e fytyrës dhe gjërat tjera të cilat nevojiten për të bërë maska të ndryshme për fytyrën tuaj duken të lehta për tu pastruar. Sidoqoftë, me kalimin e kohës ato fillojnë të mbajnë shumë baktere. Kjo mund të shkaktojë puçrra dhe dëmtime të lëkurës, kështu që nuk duhet t’i shkëmbeni asnjëherë me dikë tjetër.
5. Gjësendet e makijazhit dhe manikyrit

Këto gjëra duhet t’i përdorni vetëm ju dhe askush tjetër. Këto mund të përmbajnë mikrobe në masë të madhe, dhe kështu nëse i ndani me dikë do rritni rrezikun për tu infektuar me herpes dhe me infeksione fungale.























