Limaj: Duhet të kujtojmë gjithmonë atë çfarë ka ndodhur
BKT
Lajme

Limaj: Duhet të kujtojmë gjithmonë atë çfarë ka ndodhur

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se duhet të jemi më të kujdesshëm me të kaluarën historike të popullit të Kosovës.

Sipas tij, masakra dhe gjenocidi që janë bërë në fshatin Reçak nuk duhet t’i bashkëndjejmë vetëm në një ditë, apo në një vit por t’i bashkëndjejmë çdo ditë, në mënyrë që ta ruajmë atë që e kemi fituar.

“Dua të shpreh konsideratë dhe përkulje për dëshmorët dhe martirët e kombit, për dëshmorët dhe martirët e Reçakut mbi të cilët janë ndërtuar themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, me këtë rast dua gjithashtu të shprehi indinjatën time që, ne kemi qenë pak zëra tash e 15 vite të cilët kemi ngritur zërin, të jemi të kujdesshëm me të kaluarën tonë, të bashkëndjejmë të gjithë strukturat shoqërore, shkencore, kulturore, politike të këtij vendi, të bashkëndjejmë jo vetëm në ditë, në vit, por të bashkëndjejmë çdo ditë me të kaluarën tonë historike e cila ka sjellë  këtë liri që ne e gëzojmë sot, fatkeqësisht injorimi, shkurtimi i memories tonë historike ka sjellë lehtësisht të mohohen krimet dhe gjenocidi në vendin tonë… Është koha e fundit që qytetarët e Kosovës sidomos ata që ndërtojnë struktura shoqërore, shtetërore, politike, kulturore, arsimore të fillojnë që të kthejmë kokën dhe për ngjarje të tilla të mos mendojmë edhe të kujdesemi të nderojmë një herë në vit, po të bashkëndjejmë të ruajmë atë që e kemi fituar”, u shpreh Limaj

Limaj shpreson që zërat e drejtësisë të rriten dhe të fillojmë të gjykojmë të kaluarën tonë heroike e krenare ashtu si e meriton.


MË SHUME NGA Lajme