Yagcilar në Reçak: Kjo tragjedi ka tronditur edhe ndërkombëtarët
Në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut, e cila konsiderohet si njëra prej ngjarjeve më të dhimbshme në historinë më të re të Kosovës, mori pjesë edhe ministri në detyrë Mahir Yagcilar.
Ai, me këtë rast vlerësoi se kjo tragjedi ka tronditur edhe ndërkombëtaret.
”Kjo ngjarje e rëndë tronditi, jo vetëm opinionin e brendshëm, por edhe atë ndërkombëtar, duke lëvizuar edhe diplomacinë ndërkombëtare për të ndërmarrë hapat për ndërprerjen e dhunës dhe të krimeve në Kosovë të ushtruara nga ushtria dhe policia serbe”.
Ministri Yagcılar me këtë rast deklaroi se më 15 janar 1999 , dita kur 45 civil të pafajshëm u vranë nga forcat militare serbe, ishte simbol i luftës në rrugën e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë këta heronj që sakrifikuan jetën e tyre për hirë të atdheut të tyre.























