16:23 / 15.01.2020
Matheus Fernandes afrimi i parë i Barçës për janarin!
Teksa Real Madrid ka kompletuar blerjen e talentit brazilian Reinier nga Flamengo, Barcelona është gati t’i përgjigjet rivalëve të tyre me Matheus Fernandes.
21-vjeçari do të jetë goditja e parë e erës Setien te katalanasit të cilët kanë arritur akordin me Palmeiras për 11 milionë euro. Fillimisht Barcelona do të paguajë 7 milionë euro për kartonin ndërsa pjesa tjetër parashikohet të arrihet përmes bonuseve edhe pse zyrtarizimi i operacionit pritet në fund të janarit për shkak të proçedurave burokratike.























