Kurti: Nevojiten institucionet për zbatimin e vendimeve mbi krimet serbe
BKT
Lajme

Kurti: Nevojiten institucionet për zbatimin e vendimeve mbi krimet serbe

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk është që Kuvendi i Kosovës `ka marrë vendime të mira kundrejt krimeve serbe në Kosovë, porse tash sipas tij, nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin. 

Kurti në përvjetorin e Reçakut ka përmendur Rezolutën mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. 

Postimi i plotë i Kurtit: 

Nesër bëhen tetë muaj prej kur në Kuvendin e Republikës u miratua Rezoluta mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë. Aty u vendos që 15 janari, pra dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Rezoluta i referohet konventave, deklaratave, gjykatave, rezolutave dhe raporteve të ndryshme ndërkombëtare. Në bazë të të dhënave zyrtare listohen faktet e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë. Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat. Miratimi asokohe u bë me 79 vota PËR. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe këso vendimesh të mira, prandaj tash na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato.


MË SHUME NGA Lajme