19:56 / 15.01.2020
Ferizaj mposht Renovën
Skuadra kosovare e Ferizajt, sot mundi skuadrën e Ligës së Parë të Maqedonisë, Renovën me rezultat 4-0.
Në një takim ku dy trajnerët e skuadrave fillimisht sollën formacionet e para dhe në vazhdim edhe ato të pankinës, rezultoi me fitore bindëse të skuadrës kosovare.
Vendasit kontrolluan më mirë takimin, ndërsa Shala dhe Asani realizuan golat në pjesën e parë.
Në vazhdim Gashi dhe Ramadani vulosën fitoren e Ferizajt./Alsat/























