​Abdixhiku: LDK nuk do të pranojë shtim të numrit të ministrive
BKT
Lajme

​Abdixhiku: LDK nuk do të pranojë shtim të numrit të ministrive

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka folur për zhvillimet e fundit mes LDK-së dhe LVV-së në ofertat e tyre për bashkëqeverisje të mundshme.

Abdixhiku në RTV Dukagjini  ka thënë se oferta e LVV-së paraqet problem në tri pikat.

“LDK as nuk ka kërkuar, as nuk ka pranuar e as nuk do të pranojë shtim të numrit të ministrive”, tha ai.

Ai thotë se ata kanë dashur të japin shembull për zvogëlimin e ministrive dhe se sipas tij po të donin ministri do t’i mbanin 21 sosh dhe do të kishin pushtet të bollshëm.

Deputeti i LDK-së ka thënë se LDK nuk është dakord as me ndarjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në dikastere të ndryshme, por që e njëjta t’i kalojë Ministrisë së Arsimit.

Deputeti i LDK-së thotë se kjo parti kishte bërë ofertë që nëse LVV-së i duken shumë kërkesat e LDK-së janë të gatshëm të votojnë edhe qeverinë pas asnjë kompensim. Ai thotë se edhe votimi i Glauk Konjufcës ishte në këtë linjë.

“Ne e kemi votuar Z. Konjufca, që LVV të ec vet... Asnjëherë nuk kemi kërkuar më shumë se çka na takon”, tha ai.

Ai ka thënë se kërkesa dhe qëllimi i LDK-së është që të jetë pjesëmarrëse në pozitat udhëheqëse në të gjitha proceset, duke marrë pozitën e kryeparlamentarit dhe pastaj atë të presidentit, duke ia liruar LVV-së kryeparlamentarin.


MË SHUME NGA Lajme