Haradinaj për padinë e Ramës: E pabazuar, do t`i përgjigjem
BKT
Lajme

Haradinaj për padinë e Ramës: E pabazuar, do t`i përgjigjem

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se sipas ligjit, do t’i përgatisë përgjigje në padi kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kreu i ekzekutivit shqiptar, ka ushtruar padi ndaj homologut të tij nga Kosova, Ramush Haradinaj, duke e dorëzuar atë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

"Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë", ka shkruar Haradinaj.

 


MË SHUME NGA Lajme