06:58 / 16.01.2020
Mbahet seanca përfundimtare për rastin “Syri i Popullit”
Zyra e Avokatit Ramiz Krasniqi nga Prishtina ka njoftuar se sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër prof. dr. Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”.
Në këtë seancë fjalën përfundimtare do ta ketë mbrojtja dhe vet i akuzuari.
Pra, në seancë mbrojtjen e tij do ta paraqes vet i akuzuari, dr. Sadri Ramabaja, si dhe avokati i tij, Ramiz Krasniqi.
Avokati Krasniqi ka deklaruar se siç dihet, profesori, publicisti dhe intelektuali i mirënjohur, dr. Sadri Ramabaja, po mbahet në paraburgim tash e më shumë se dy vjet, sipas një skenari akuzash politike, pa pasur asnjë arsyeshmëri juridike dhe ligjore.























