Ky është programi i sotëm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Gazmend Zhuri pulmolog, i cili do të flasë për këshillat për mbrojtjen nga ajri i ndotur.
Ndërsa për bilancin e ATK-së në vitin 2019, do të flasë i ftuari Ilir Murtezaj drejtor i përgjithshëm i ATK-së.
Po ashtu gjatë emisionit do të flitet edhe për javën e kodimit.
Si zakonisht do të ketë edhe lidhje direkte, kësaj radhe nga galeria kombëtare me Flatra Thacin mentore në “BONEVET Prishtina".
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























