10:26 / 16.01.2020
Kjo është pija ideale për këto ditë të ftohta
Një nga pijet më të njohura dhe më të shëndetshme për dimër, është pikërisht boza. Siç dihet, kjo pije krijohet nga fermentimi i kokrrave të misrit apo drithërave të tjera.
Boza është e përhapur sidomos në vendet e ftohta si: Kazakistan, Kosovë, Bullgari, Maqedoni, Bosnjë dhe Mal të Zi.
Ajo përmban vlera të larta ushqimore siç janë: kalciumi, fosfori dhe zinku. Gjithashtu është një nga pijet ushqyese që të mban të ngopur për shumë orë. Kjo pije preferohet të përdoret në stinën e dimrit, për shkak se përmban edhe shumë lloje të vitaminave A, C, D dhe E, që janë të vlefshme për stinën e ftohtë kur trupi sulmohet nga virozat.
Preferohet që bozës t’i shtohet edhe kanellë, që të bëhet më e shijshme dhe më efektive.























